Tony Blair merr titullin “Sir”

Tony Blair, Dukesha e Cornëall-it dhe baronesha Amos do të emërohen si anëtarë të Urdhrit të Garterit, urdhri më i vjetër dhe më i lartë i kalorësisë në Angli.

Ish-kryeministri laburist tani bëhet i njohur si Sir Tony Blair. Emërimet janë zgjedhje personale e Mbretëreshës, e cila ka deri në 24 “shoqërues kalorës dhe zonja”.

Ndërkohë, bronesha Amos, një ish-ministre e kabinetit laburist, bëhet anëtari i parë me ngjyrë i rendit.

Urdhri ceremonial, i themeluar në vitin 1348, është një njohje e një shërbimi të rëndësishëm publik, dhe i bërë pa këshillën e kryeministrit.

“Është një nder i jashtëzakonshëm”, ka thënë Blair.

Ai tha se ishte një “privilegj i madh” të ishter kryeministër i Britanisë së Madhe duke shtuar: “Unë do të doja të falënderoja të gjithë ata që shërbyen përkrah meje, në politikë, shërbimin publik dhe në të gjitha pjesët e shoqërisë sonë, për përkushtimin dhe angazhimin e tyre ndaj vendin tonë”.

Sir Toni udhëhoqi partinë e tij drejt një fitoreje dërrmuese në vitin 1997 dhe fitoi dy zgjedhje të përgjithshme të mëpasshme. Ai shërbeu për 10 vjet përpara se të jepte dorëheqjen dhe t’ia kalonte pushtetin kancelarit të tij, Gordon Brown.

Nën udhëheqjen e Sir Tony, Britania e Madhe iu bashkua pushtimeve të udhëhequra nga SHBA-ja në Irak dhe Afganistan, derisa një hetim zyrtar në luftën e Irakut të vitit 2003 ishte ashpër kritik ndaj qeverisë së tij, dhe shefave ushtarakë të Mbretërisë së Bashkuar.

Ai i referohej në mënyrë të famshme Dianës, Princeshës së Uellsit, si “princesha e popullit” pas vdekjes së saj.

Go to TOP