Themelohen dy organe të reja në VV

Lëvizja Vetëvendosja ka themeluar dy organe të reja brenda saj: Gratë për Vetëvendosje! Dhe Rinia për Vetëvendosje!

Siç ka njoftuar Vetëvendosja janë miratuar dokumentet themeltare të këtyre dy organeve.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! miraton dokumentet themeltare të dy organeve të reja: Gratë për VETËVENDOSJE!, dhe, Rinia për VETËVENDOSJE! Si organizatë synojmë barazinë e plotë mes burrave dhe grave brenda dhe jashtë subjektit tonë, si dhe njohim potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë që e karakterizon shoqërinë dhe vendin tonë. Në këtë drejtim, këto dy organe do të shtojnë punë për rezultate më të larta për të cilat përpiqemi tash e sa kohë”, është njoftuar nga Vetëvendosja në Facebook.

Go to TOP