Testi PISA, Qehaja thotë se rezultatet e testit nuk mund të jenë të mira as këtë vit

Drejtori ekzekutiv i Institutit EdGuard, Rinor Qehaja po e vlerëson si të duhur vendimin e Ministrisë së Arsimit, për të  marrë pjesë në testin PISA këtë vit.

Por ai është skeptik se rezultatet do të jenë më të mira se në testin e kaluar, duke shtuar se këto rezultatet janë pasqyrë e gjendjes në arsim.

“Qeveria e Kosovës tashmë e ka komunikuar vendimin edhe këtë vit për pjesëmarrje në testin PISA. Si i tillë vlerësojmë që është një vendim i mirë pasi që e ruan atë trendin statistikorë të performancës së nxënësve dhe mbi të gjitha testi PISA po na rikthen në atë vëmendjen për gjendjen e vërtetë të arsimit në rangim ose në rezultat të testit PISA. Të metat e sistemit tonë arsimorë janë shumë evidente. Dështimet në zbatim të korrikulës me kompetenca janë të dëshmuara që ndikojnë drejtë për së drejtë pastaj edhe në rezultatet e testit PISA. Dhe për rrjedhojë nuk besojmë që mund të ketë një rezultat më të mirë se sa nga viti paraprak”, ka deklaruar ai .

Pandemia thotë ai mund të ketë ndikim në rezultatet e PISA-s, prandaj sipas tij, kjo do të thotë rikthim në vëmendje për investime në zbatim të mirëfilltë të korrikulës.

“Pandemia do të ketë ndikim ashtu sikur se edhe në vendet e tjera mirëpo do të jetë shumë më e shfaqur tek vendi jonë pasi që pasi që ata 15 vjeçar që janë subjekt testimi i kanë 2 vite përtej plot viteve tjera në zbatim të një korikule jo të mirë. I kanë edhe 2 vjet të shthurura për shkak të pandemisë dhe të gjitha këto konvertohen në një performancë jo të mirë edhe në testim”, ka shtuar ai.

Go to TOP