Supremja hedh poshtë edhe një ankesë të Listës Serbe

Gjykata Supreme tashmë zyrtarisht ka publikuar vendimin për rastin e Dragashit, e ku diaspora sërish do të votoj për kryetar të kësaj komune.

Mirëpo në njoftimin që ka nisur Gjykata Supreme aty shihet edhe një vendim tjetër e që ka të bëjë me një ankesë të Listës Serbe.

Supremja ka vendosur ashtu siç kishte vendosur edhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ku ky subjekt politik është dënuar për raundin e dytë me 10 mijë euro për shkak të thyerjes së rregullave gjatë fushatës.

“Me aktgjykimin AA.nr 81/2021, Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si te pabazuar ankesën e subjektit politik Lista Serbe, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së, sipas të cilit, Listës Serbe i është shqiptuar dënim me gjobë në lartësi prej 10,100.00 €uro (dhjetëmijë e një qind), për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike, mbështetësit e tyre dhe kandidatët, për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale të datës 14.11.0221.”, thuhet në vendimin e Supremes.

Go to TOP