Hamasi: Me emirin e Katarit shqyrtuan masat e nevojshme për garantimin e armëpushimit

Shefi i Hamasit Ismail Haniyeh shqyrtoi me emirin e Katarit Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani “masat e nevojshme” për të garantuar zbatimin e propozimit të armëpushimit, tha Hamasi në një deklaratë.

Hamasi më herët tha se kishte pranuar një propozim nga ndërmjetësuesit egjiptianë dhe të Katarit pas disa javësh bisedimesh për fillimin e një marrëveshjeje për një pauzë të përkohshme të luftimeve dhe lirimin e pengjeve në Izrael.

Megjithatë, duket se diskutimet janë ende duke u zhvilluar dhe Izraeli nuk është drejtpërdrejt në tryezë për momentin.

ShBA po thotë gjithashtu se “nuk dëshiron të ecë përpara procesit”, shkruan Sky News.

Go to TOP