Kurti: Sulmi në Ibër-Lepenc, i bërë nga profesionistë të orkestruar nga Serbia

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në konferencën e jashtëzakonshme me gazetarë ka dënuar sulmin në Zubin Potok ku është dëmtuar rëndë sistemi i ujitjes Ibër-Lepenc, duke shkaktuar rrjedhjen e pakontrolluar të ujit në atë zonë. Kurti tha se është sulm kriminal dhe terrorist.

Kreu i Qeverisë tha se sulmet terroriste e dashakeqe që po vijojnë të na vijnë, ne besojmë nga fqinji ynë verior agresiv e armiqësor.

“Vetëm ditëve të fundit patën msyer me granata dore në stacioni policor në Zveçan, më 26 nëntor, mbrëmë u hodh mjet shpërthyes në afërsi të objekti Komunës së Zveçanit, e sonte ishte akti më i rëndë, ku rreth orë 19:00 në afërsi të fshatit Vragë të Zubin Potokut, me mjete shpërthyese u dëmtua kanali i Ibër-Lepencit prej nga furnizohen me ujë disa qytete në Kosovë, si dhe KEK-u për ftohjen e termoelektranave në prodhimin e energjisë elektrike.

Kryeministri tha se Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes dhe në krye të detyrës, derisa njoftoi se  furnizimi me ujë të pijes është ndërprerë përkohësisht sipas paralajmërimeve e njoftimeve nga KRU ‘Mitrovica’.

“Ky është sulm kriminal dhe terrorist, i cili ka synuar që ta dëmtojë infrastrukturën tonë kritike, mbase më të rëndësishme që kemi”, tha Kurti.

Ai tha se ishte tentativë e rrezikimit të furnizimit me energji elektrike dhe ujë në vendin tonë.

Kurti bëri thirrje qytetarëve që të jenë të qetë dhe ën vazhdimësi të ndjekin udhëzimet dhe njoftimet nga institucionet e Republikës së Kosovës.

“Organet shtetërore janë të angazhuara për të siguruar menaxhimin e situatës, rikuperimin e dëmit dhe zbardhjen e plotë të rastit”, tha Kurti, teksa shtoi se ky sulm është kryer nga bandat që shtoi ai, dirigjohen orkestrohen nga Serbia, dhe se një pjesë e vendit rrezikon të mbetet pa energji elektrike që në mëngjes, derisa disa qytetet dhe një pjesë e kryeqytetit rrezikojnë të mbesin pa ujë të pijes.

“Për bindjen tonë të fuqishme, nuk mund të ketë adresë tjetër për përgjegjësin dhe fajësinë për organizimin  e këtij sulmi përveç se Beogradi zyrtar dhe strukturat kriminale me në krye Radojiçiqin”, tha Kurti, teksa shtoi se ky është sulmi i tretë ndaj institucioneve të Kosovës me synimin që të shkaktojë frikë te qytetarët në veri të vendit për ta përshkallëzuar situatën atje e pastaj edhe në krejt vendin.

Go to TOP