Shqiptohen mbi 2 mijë tiketa trafiku për 24 orë në Kosovë

Për shkelje të ndryshme në komunikacion, Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi 2 mijë tiketa trafiku për 24 orë.

Kështu është bërë e ditur përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Saktësisht policia ka raportuar se ka shqiptuar 2 mijë e 184 tiketa trafiku.

Ndërkaq, tiketa janë shqiptuar edhe për mos-respektim të masave anti-COVID.

Sipas këtij raporti 177 tiketa janë shqiptuara në bazë të ligjit anti-COVID.

Go to TOP