Sërish protesta dhe bllokim të rrugëve në Serbi: Policia po i frikëson qytetarët me ndjekje penale

Qytetarët anembanë Serbisë janë filluar të mblidhen në lokacionet e ndryshme gjersa protesta duhet të fillojë në orën 14:00, gjegjësisht bllokim dyorësh të rrugëve dhe autostradave.

Sipas burimeve të gazetës nova.rs, policia serbe prej mbrëmjes së kaluar ka filluar frikësimin e qytetarëve që të mos protestojnë.

Ata iu kanë dal para dyerve gjersa i kanë paralajmëruar se do të përballen me kallëzime dhe ndjekje penale.

Lëvizja qytetare, “Nisu-ndrysho” dhe “Ngritje ekologjike” kanë paralajmëruar se protesta do të organizohen në të paktën 47 lokacione në të gjithë Serbinë duke përfshirë qytetet e mëdha.

Savo Manojloviq, përfaqësuesi i iniciativës “Nisu-ndrysho”, i cili është një nga organizatorët e protestës ka pohuar se “Njerëzit duhet të vijnë sepse kjo është çështje e të gjithë qytetarëve. Kjo shkon përtej çdo ngjyre partie. Të gjithë jemi këtu për shkak të flamujve të Republikës së Serbisë”, thekson Manojloviq për Danas.

Ndryshe, kjo është java e dytë që në ditën e shtune organizohet protesta kundër vendimeve qeveritare që kanë të bëjnë me miratimin e ligjit të Referendumit dhe eksplorimit të mineraleve.

Go to TOP