Serbët nuk duan t’ia dijnë për stikersa në targa, qarkullojnë lirshëm pa to

Shumë serbë vazhdojnë të mos e përfillin vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në vendosjen e stikersave në targa.

Ndonëse është bërë më shumë se një muaj që nga vendimi për administrim të stikersave në targa (nga 19 tetori), nëpër qytete të Kosovës, veturat me targa serbe po qarkullojnë pa ta.

Një e tillë është parë duke qarkulluar në magjistralën Prishtinë-Gjilan, pranë Badovcit.

Vetura e tipit Alfa Romeo nuk i ka stikersat që supozohen të jenë mbi emblemën e shtetit pranë regjistrimit të targës.

Go to TOP