Rusia mbyll hapësirën ajrore për 36 shtete

Rusia ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për 36 vende.

Siç raporton Sky News, Rusia ka ndaluar linjat ajrore nga vendet, duke përfshirë Britaninë, Gjermaninë, Spanjën, Italinë dhe Kanadanë.

Kjo për shkak si një masë hakmarrëse pasi fluturimet e saj ishin në shënjestër.

Ndërkaq, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se BE-ja po mbyll hapësirën e saj ajrore “për avionët në pronësi ruse, të regjistruara ruse ose të kontrolluara nga Rusia”.

“Ata nuk do të jenë në gjendje të zbresin, të ngrihen ose të fluturojnë mbi territorin e BE-së, duke përfshirë avionët privatë të oligarkëve”.


Go to TOP