Rusia e Ukraina takohen në orët e pasdites
Rundi i tretë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë do të nisë sot në orën 16:00 me kohën e Kievit.
Lajmin e konfirmoi në Twitter Mihailo Podolyak, këshilltar i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njëherësh pjesëmarrës në delegacionin negociues.
Bisedimet synojnë t’i japin fund luftës që ka nisur me pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia, më 24 shkurt.
Dy vendet kanë mbajtur tashmë në Bjellorusi edhe dy runde bisedimesh, por pa ndonjë rezultat konkret.
