Rezultonte i humbur nga 11 shkurti, gjendet i vdekur 46 vjeçari në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen “24 Maji” në Vlorë ditën e sotme.

Shtetasi A.A., 46-vjeç i shpallur i humbur që prej datës 11 shkurt është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Familjarët pretendojnë se viktima është vetëvrarë, pasi ka qenë babai i të ndjerit i cili ka thënë në polici se kishte parë shenja gjaku dhe kishte gjetur edhe një sëpatë.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje dhe njoftohet se nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës janë konstatuar dëmtime të ngjashme si ato të shkaktuara me armë zjarri.

Më tej thuhet se, trupi i viktimës ndodhet në morgun e Vlorës, ndërsa po kryhen ekzaminime të tjera për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

“Në vijim informacionit paraprak, i cili bën fjalë për ngjarjen e ndodhur në lagjen “24 Maji”, ku është gjetur i pajetë, në banesë, nga nëna e tij, shtetasi A. A., 46 vjeç, i cili ishte shpallur i humbur më datë 11.02.2022, ju bëjmë me dije se:

Nga këqyrja paraprake në trupin e shtetasit A. A., janë konstatuar dëmtime të ngjashme, si ato të shkaktuara me armë zjarri. Trupi i viktimës ndodhet në morgun e Vlorës, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorit/ve të ngjarjes”.

Go to TOP