Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve të Superligës së Kosovës

Para pak çastesh janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet që po zhvillohen sot në Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë në derbin mes Dritës dhe Llapit është mbyllur baras, 0:0.

Ndeshja mes dy skuadrave që po luftojnë për titull e dalje në Evropë është duke u zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan, por që nuk ka prodhuar gola gjatë 45 minutave të parë.

Kurse, dy gola janë regjistruar në përballjen mes skuadrave që janë në garë për mbijetesë, Ulpianës dhe Malishevës.

45 minutat e parë në “Sami Kelmendi” janë mbyllur me shifrat 1:1.

Marclei Santos shënoi për vendasit në minutën e 19’ nga pika e bardhë, teksa për mysafirët për të barazuar shënoi Xhevdet Shabani dy minuta para fundit të pjesës.

Të dy ndeshjet e sotme janë të vlefshme për javën e 20-të në elitën e futbollit kosovar.

Go to TOP