Rezultatet e para të votave për President në Serbi, Vuçiq kryeson me mbi 70 përqind

Në Serbi u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare dhe qytetarët zgjodhën udhëheqjen e re në 12 bashki lokale.

Mediat serbe raportojnë se për herë të para pas 20 vjetësh, Komisioni Republikan i Zgjedhjeve nuk do të shpallë rezultate preliminare pas mbylljes së vendvotimeve e as nuk do të tregojë përqindjen e daljes.

Deri më tani raportohet se Aleksandër Vuçiq është duke udhëhequr me 70% të votave.

Zdravko Ponos është në vend të dytë me një diferencë të madhe nga Vucic.

Rezultatet nuk do të shpallen deri të hënën në mbrëmje, shkruan B92.


Go to TOP