Republika Serbe po krijon institucione paralele në Bosnje dhe Hercegovinë

Qeveria e Republikës Serbe të Bosnjë dhe Hercegovinës në mbledhjen e sotme ka sjell Projektligjin për Ligjin për Administratën e Republikës.

Me propozimin për ndryshimin e Ligjit për Administratën Republikane nënkupton themelimin e Agjencisë për barna dhe pajisje mjekësore të Republikës Serbe.

Gjithashtu bëhet e ditur se agjencia është një organizatë administrative e pavarur e Republikës me pronën e personit juridik, raporton klix.ba.

Kujtojmë se më 20 tetor 2021, Asambleja Kombëtare e Republikës Serbe miratoi Ligjin për barnat dhe pajisjet mjekësore të Republikës Serbe.

Ndërkohë, përfaqësues të opozitës deklarojnë se ky ligj do të sjellë pasiguri juridike në treg, si dhe se nuk do të zgjidhë problemin e furnizimit me oksigjen mjekësor, i cili është problemi kryesor për momentin.

Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës ka hapur një çështje që lidhet me vendimin e Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe për themelimin e Agjencisë së Entitetit për ilaçe dhe pajisje mjekësore. 

Go to TOP