Qendra Korrektuese në Dubravë pranon donacion një skaner për parandalimin e kontrabandës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se sot ka pranuar donacion një skaner sigurie (X-RAY) për Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Sipas njoftimit, donacioni ka ardhur në kuadër të bashkëpunimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës me INL nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, në veçanti me Programin e ICITAP-it.

“Dhurimi i kësaj paisjeje ka për qëllim parandalimin e futjes së kontrabandës dhe gjërave të palejuara, e po ashtu edhe përmirësimin e kushteve të punës brenda kësaj qendre”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues.

Njoftimi i plotë:

Shërbimi Korrektues i Kosovës në kuadër të bashkëpunimit me INL nga Ambasadën Amerikane në Prishtinë, në veçanti me Programin e ICITAP-it, ka pranuar donacion një Skaner Sigurie (X-RAY) për Qendren Korrektuese Dubravë.

Dhurimi i kësaj paisjeje ka për qëllim parandalimin e futjes së kontrabandës dhe gjërave të palejuara, e po ashtu edhe përmirësimin e kushteve të punës brenda kësaj qendre.

ICITAP dhe INL me donacionet e tyre po vazhdojne të mbështesin avancimin e SHKK-së në të gjitha fushat, e veçanërisht në atë të sigurisë.

Go to TOP