Putin u krahasua me Hitlerin, por si e shfaqi “Time” Millosheviqin në 1999-ën?

Paralele u tërhoqën në mes të situatës së krijuar në Ukrainë pas nisjes së agresionit nga Rusia me atë të ndërhyrjes së NATO-s në luftën në Kosovë.

Madje, vetë presidenti rus, Vladimir Putin, përmendi sërish Kosovën për justifikim të aneksimit të disa rajoneve të Ukrainës, para se të ndërmerrte ofensivën ushtarake.

Putin u dënua masivisht nga shtetet perëndimore për luftën e nisur dhe pati të tilla krahasime të tij me atë të tiranit Adolf Hitler. Për më tepër, magazina prestigjioze “Time” botoi një ballinë ikonike me fotografi të Putinit, i cili shfaqej me mustaqet e Hitlerit, duke e titulluar “Kthimi i historisë”.

Në kontekstin e Ballkanit, Putin u krahasua me kriminelin Sllobodan Millosheviq. Por, jo vetëm ballkanasit e bënë këtë. Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se ka analogji në mes të veprimeve të Putinit dhe Millosheviqit.

Ky i fundit kishte zënë ngjashëm ballinën e po kësaj magazine në vitin 1999 kur ai kishte filluar agresionin në Kosovë. Millosheviq shfaqej me një shënjestër në fytyrë derisa Time pyeste nëse sulmi i NATO-s kundër tij do të shpërthente Ballkanin.

Ngjarjet nga lufta e Kosovës e zunë edhe disa herë të tjera ballinën e magazinës amerikane.

Go to TOP