Publikohet raporti i fundit i IKSHPK’së, sot mbi 350 raste të reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë tha më 11 janar se në Kosovë janë regjistruar 356 raste të reja me koronavirus.
Rastet e reja dolën pas testimit të 7,258 mostrave.
Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar 53 pacientë, ndërkaq raste aktive janë 2,083.
Sa i përket vaksinimit, autoritetet shëndetësore kanë administruar edhe 4,232 doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Që prej fillimit të fushatës së imunizimit, në Kosovë me dy doza të vaksinës janë imunizuar 791,547 persona.
Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi moshën 12-vjeçare. Ndërkaq, personat mbi 18 vjeç, që janë vaksinuar me dy doza të vaksinës para tre muajsh, mund të marrin dozën përforcuese apo dozën e tretë të vaksinës kundër sëmundjes COVID-19.
