PSD aksion te ZRRE: Ju rrisni çmimet, ne rezistencën

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion para zyrës Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

PSD ka vendosur mbishkrime në zyrën e ZRRE-së, duke shkruar “Ju rrisni çmimet, ne rezistencën”.

Gjithashtu, PSD në një njoftim për media thotë se nuk do të lejojnë të rriten çmimet.

“Zyrës së ZRRE-së i quam mesazhin e qartë në vend; nuk mund të lejojmë që çmimi i energjisë elektrike mbi kurrizin e mirëqenies së qytetarëve e për interesat e KEDS. Nuk mund të lejojmë që zhvatja që po iu bëhet qytetarëve, duke marrë para nga buxhet i Kosovës për të ruajtur profitin e KEDS, të kaloj. Veprimet e tyre vetëm sa e rrisin rezistencën e protestën tonë”, thuhet në njoftim.

PSD thekson tutje se “më 29 janar, ora 14:00, në sheshin Zahir Pajaziti, protestojmë kundër aleancës së Kurtit për interesat e KEDS-it e kundër qytetarëve të Kosovës”. 

Go to TOP