Policia s’e ndal dorën as për fundvit: Kaq gjoba u shqiptuan për thyerje të masave dje dhe pardje

Qytetarët po vazhdojnë që të mos i përfillin masat antiCOVID-19 të vendosura nga Qeveria.

Vetëm gjatë se premtes, policia ka shqiptuar 362 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat për mbrojtje nga virusi korona.

Ndërsa, të enjten, policia ka shqiptuar gjoba ndaj 436 qytetarëve të cilët nuk respektuan masat kundër koronavirusit.

Në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit, e së fundmi edhe përhapja e variantit të ri Omicron, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa ndër kuadër të të cilave të gjithë personave mbi 12-vjeç duhet që ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy doza për udhëtim me mjete të transportit publik dhe atij privat si dhe për hyrjen të qendrat tregtare dhe ato të gastronomisë.

Që nga 3 janari dëshmitë e vaksinimit të plotë do t’u kërkohen të gjithë udhëtarëve që hyjnë në Kosovë. 

Go to TOP