“Po e përsërisin gabimin” – Bekim Jashari ka një porosi për kryeministrin Kurti

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari foli rreth zhvillimeve të fundit politike.

Madje Jashari pati një këshillë për ata që janë duke e drejtuar politikën në Kosovë.

Jashari tha se Qeveria aktuale duhet t’i kushtoj më shumë rëndësi zhvillimit ekonomik në Kosovë.

“Unë mendoj që edhe Qeveria aktuale por edhe ato në të kaluarën, janë duke e përsëritur të njëjtin gabim që nuk po i kushtojnë rëndësi zhvillimit ekonomik. Sepse ky vend dhe qytetarët ë këtij vendin kanë nevojë për zhvillim ekonomik, kanë nevojë për vende të reja pune dhe pavarësisht se cila Qeveri është e ka për obligim që t’i krijoj këto vende pune. Mundësitë kanë qenë dhe janë prapë, unë e di se Qeveria aktuale ka pakëz vështirë me qeverisë edhe pse e ka shumicën absolute në Kuvend. Po them kështu sepse është komplet një administratë e tërë që është e vendosur nga qeveritë e kaluara, që ne e dimë shumë mirë se si janë punësuar dhe si po punësohen ata”, tha Jashari.

Go to TOP