Përdoruesi i Twitter ngatërron kryeministrin e Kosovës, i referohet Ramush Haradinajt në kërkesën për ndalimin e dukurisë së dyluftimit mes qenve

Një përdorues i huaj në rrjetin social Twitter ka hapur një peticion ku u bëhet thirrje institucioneve të Kosovës që të ndalohet dukuria e dyluftimit mes qenve, gjë që shpesh rezulton me ngordhjen e tyre për shkak të lëndimeve.

Por ajo që bie në sy është ngatërresa e tyre, meqë kërkesën ia bënë kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt, të cilit i referohen si Kryeministër i Kosovës, por jo Albin Kurtit.

“Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj: Ndaloni “sportin” mizor të dyluftimit gjakderdhës mes qenve në Kosovë dhe mbyllni të gjithë vendet ku qentë luftojnë – Nënshkruani peticionin!”, thuhet në postimin e tyre në Twitter.

“Ne kërkojmë nga Kryeministri Ramush Haradinaj, AVUK dhe Policia e Kosovës që ta ndalojnë këtë akt mizor një herë e përgjithmonë dhe t’i udhëzojnë të gjitha forcat e policisë që të ndërmarrin veprime kundër shkelësve dhe keqpërdorimit të qenve për luftime”, thuhet më tej në artikull.

“Vepro! Luftimi me qentë është gjëja më e keqe që mund t’i ndodh një qenit. Është brutale. Njerëzit që bëjnë këtë janë të neveritshëm dhe duhet të kenë turp për atë që po bëjnë. Qeni duhet të jetë i dashur dhe jo te malltretohet. Unë i dua të gjithë qentë dhe ata meritojnë të trajtohen me dashuri dhe respekt. Ju lutem bashkohuni me mua dhe firmosni kërkesën time që të gjithë qentë në Kosovë të trajtohen me dashuri dhe respekt që meritojnë. Faleminderit”.

Go to TOP