“Pendarovski presidenti i parë maqeonas që vizitoi Kosovën, të tjerët s’donin ta hidhëronin Beogradin”

Gazetari i Maqedonisë së Veriut, Arben Ratkoceri, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka thënë se presidentët e tjerë para Maqedonisë së Veriut, pos Pendarovskit kanë hezituar ta vizitojnë Kosovën sepse s’donin ta hidhërornin Beogradin.

Ratkoceri tha se presidenti Stevo Pendarovski është presidenti i parë i Maqedonisë së Veriut vizitoi Kosovën, ndërsa pararendësit e tij në Prishtinë erdhën vetëm në ndonjë konferencë apo forum rajonal derisa “detyroheshin” nga ndërkombëtarët.

“Stevo Pendarovski është presidenti i parë i Maqedonisë që vizitoi Kosovën sot zyrtarisht me gjitha nishanet. Pararendësit e tij, Cërvenkovski dhe Ivanov kanë shkuar nga një herë në Prishtinë si “shvercera” duke shfrytëzuar ndonjë konferencë apo Forum rajonal edhe atë të “detyruar” nga ndërkombëtarët”, është shprehur Ratkoceri.

 Tutje, Ratkoceri tha se presidentët e tjerë të Maqedonisë së Veriut hezituan të vizitojnë Kosovën përkundër që ishin zgjedhur edhe me votat e shqiptarëve.

“Përkundër që këta dy ishin zgjedhur me vota edhe të shqiptarëve për 15 vite sa ishin në poste, për të mos e “idhnu” Beogradin dhe elementin e fuqishëm pro-serb në Maqedoni, asnjë herë nuk kanë pranuar zyrtarisht ta vizitojnë Kosovën”, ka thënë Ratkoceri.

“Derisa në Serbi ishin mysafirë të shpeshtë, atëhere për ti qetësuar shqiptarët, sidomos eliten e tyre naive politike , bënin “balancin” duke e vizituar Tiranën, por kurrë Prishtinën”.

“Nuk besoj që mund të ketë ndonjë rast në botë që vendi fqinj të mos vizitohet asnjë herë zyrtarisht nga presidenti për 15 vite vetëm në raste kur ka pas ndonjë konflikt të armatosur ose ka konflikt ‘të ngrirë’”, përfundoi gazetari Ratkoceri.

Go to TOP