Pas vazhdimit të paraburgimit për Veselin, Krasniqin e Selimin, avokatët thonë se Specialja po përdor standarde të dyfishta

Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit iu është vazhduar e masa e paraburgimit me vendim të gjyqtarit të procedurës paraprake në Hagë.

Në vendim thuhet se edhe me parashtresën e parë dhe të dytë nga Policia e Kosovës, nuk janë eliminuar rreziqet.

“Kushtet e propozuara nga mbrojtja ende mbeten ta pamjaftueshme për të evituar rreziqet”, thuhet ndër të tjera në vendim.

Megjithatë sipas avokatit Taulant Hodaj ky është një rast i mirë që rasti të rikthehet në rivendosje nga Apeli.

“Tani kanë një rast të mirë në Gjykatën e Apelit, të bëjnë ankesë ndaj atij vendimi pasi që është Gjykata e Apelit ajo që ka kërkuar këtë garancion nga Policia e Kosovës. Ka mundësi që Gjykata e Apelit e kthen në rivendosje apo merr ndonjë vendim tjetër”, deklaroi Taulant Hodaj.

Derisa për avokatin tjetër të licensuar nga Gjykata Speciale, Artan Qerkini, ky vendim përdorë standarde të dyfishta.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka kërkuar shërbime nga Policia e Kosovës atëherë kur është dashur të kryhen bastisje që janë veprime hetimore mjaft të ndjeshme. Tani shtrohet pyetja si është e mundur që kur janë kryer këto bastisje i është besuar Policisë së Kosovës e tash kur është në pyetje lirimi me kusht i zotit Veseli, Krasniqi e Selimi të mos i besohet këtij institucioni. Për mendimin tim këtu po përdoren standarde të dyfishta”, deklaroi Qerkini.

Go to TOP