Osmani përgënjeshtrohet për të dytën herë brenda një ore për “80 eurot mëditje që s’i ka vërejtur”

Pas Shqipe Pantinës, edhe një ish-deputete e Kuvendit të Kosovës e ka përgënjeshtruar deklaratën e presidentes Osmani se “nuk i ka vërejtur 80 eurot e marra në formë mëditje për shpenzime të udhëtimit”.

Është ish-deputetja e LDK-së, Alma Lama, ajo që me anë të një postimi në Facebook ka thënë se administrata e Kuvendit çdo muaj sillte zarfin ku listoheshin pagat, mëditjet dhe kompensimet sipas mbledhjeve të komisioneve e seancave.

Ajo ka thënë se secili deputet ka mundur të shoh me saktësi detajet rreth pagesave.

Postimi i plotë në Facebook i Alma Lamës:

Sa kohe kam qene une deputete, administrata e Kuvendit na sillte cdo muaj ne zarf letren ku listohej paga, meditjet kompensimet sipas mbledhjeve te komisioneve e seancave, perfshire edhe kompensimin per karburant.

Pra secili deputet ka mundur te shohe me saktesi detajet rreth pagesave.

Ata qe jane deklaruar se banojne ne Prishtine nuk jane kompensuar me karburant. 


Go to TOP