Opozita e gatshme për protestë, shtrenjtimi i energjisë do të dërgohet në Kushtetuese

Partitë opozitare në Kuvend dhe jashtë saj, janë shprehur të gatshëm që në çdo mënyrë ta kundërshtojnë shtrenjtimin e energjisë elektrike nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Ky përfundim ka ardhur pas takimit ndërmjet PSD-së me partitë tjera opozitare dhe shoqëria civile, të cilët shprehën të gatshëm të protestojnë për vendimin e ZRrE-së.  

Ata u shprehen të gatshëm që këtë çështje ta dërgojnë edhe në Gjykatë Kushtetuese.

Endrit Shala nga Nisma Socialdemokrate tha se në takim u diskutua për gjëra të ndryshme e në theks për shtrejtimin e energjisë elektrike.

“Ne cilësinë e përfaqësuesit të Nismas isha i pranishëm në këtë takim, ku si qëllim ishte mënyra për bashkëveprimin për vendimin që kjo qeveri e ka marr për shtrenjtimin e rrymës e që kjo çështje e ka prek qytetarin e Kosovës. Kemi biseduar për tema të ndryshme por edhe të një proteste të përbashkët”, tha Shala.

E nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, tha se ka përmendur angazhimin e opozitës për të dërguar këtë vendim në gjykatën kushtetuese

“Do ti përdorim të gjithë instrumentet demokratike në mënyrë që ta ndalim këtë rritje që e ka bërë Qeveria në bashkëpunim me ZRrE-në”, u shpreh ai.

Kryetari i PSD-së Dardan tha se ka diskutuar edhe me dy partie tjera opozitare, PDK e LDK për një kundërshtim të përbashkët. Në lidhje me datën e saktë të protestës, Molliqaj tha se do ta vendosin pas takimit edhe me partitë tjera opozitare.

“Mund të konfirmoj se ajo kauzë e përbashkët është për të gjithë të pranishmit. Njëzëri jemi pajtuar që të kemi dakordim të gjithë një zëri për kundërshtimin e rritjes së energjisë elektrike. Ky vendim nuk është bërë publik. Neve na u është rritur çmimi i energjisë elektrike me tre rreshta. I ftojmë edhe partitë e tjera opozitare për dërgimin e shkresave në Gjykatë Kushtetuese. I kemi dy ditë kohë për modalitetin kohën dhe datën e saktë të protestës”, u shpreh ai.

“Unë i kam takuar pas shpalljës së protestës së parë dy partitë opozitare përkatësisht zonjën Çitaku dhe Lumir Abdixhikun. Unë besoj që partitë opozitarë të kenë një rol shumë më të shtuar dhe aktiv madje edhe ti prinë procesit. Njerëzit në protestë nuk janë njerëz të PSD-së. Pakënaqësia e qytetarëve opozitar është shumë më e madhe se sa e jona”, tha Molliqaj.

Go to TOP