Njëvjeçari vdes pasi goditet nga kamioneta në Tophane të Prishtinës

Këtë të shtune një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Mehmet Ali Vrioni”, ku si pasojë një fëmijë njëvjeçar ka vdekur pasi u godit nga një kamionetë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet (kamionetë) dhe një këmbësor (i lindur 2020). Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë lëndimeve dhe i njëjti, ka ndërruar jetë”.

Tutje, Ahmeti bën të ditur se me vendim të prokurorit, ngasësi i automjetit është ndaluar për 48 orë, ndërkohë që po punohet në ndriçimin e rrethanave të aksidentit.

Go to TOP