Njëmijë euro gjobë ndaj një subjekti afarist në Mitrovicë, mashtroi me peshën e bukës

Në vazhdën e inspektimeve të vazhdueshme në subjektet afariste, inspektorët komunal nga sektori i tregut kanë shqiptuar gjobë në vlerë prej 1 mijë euro ndaj një subjekti afarist (qendër tregtare) në Mitrovicë.  

Inspektorët komunal kanë potencuar se kjo gjobë është shqiptuar për arsye se “produkti bukë 450 gr i vendosur për shitje me çmim prej 0,35 cent, nuk është përputhur me peshën e caktuar, pasi që gjatë matjes në peshore të kalibruar për produkte ka rezultuar se pesha e bukëve në shitje ka qenë 357 gr dhe 368 gr”.

“Me këtë rast ky veprim nga ana e inspektorëve është vlerësuar në kundërshtim me Ligjin Nr. 06/L-034 për mbrojtjen e konsumatorit, prandaj është shqiptuar edhe gjoba në vlerë prej 1 mijë euro për subjektin afarist nga inspektori i tregut”, thuhet në njoftim.

Go to TOP