Në Serbi nga sot ndalet eksporti i miellit, misrit dhe vajit, Vuçiq: S’do të ketë marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se nuk beson që mund të arrihet një marrëveshje në mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ai tha se do dëshironte të ndodhte kjo, por se nuk beson në të.

“Nuk mund të veproj si analist politik, sepse çdo fjalë timen në vende të ndryshme të botës do ta interpretojnë sikur të ishte përfundimi im dhe jo analizë e asaj që po ndodh. Do të doja të isha në gjendje të them se tensionet dhe situata do të qetësohen”, tha ai për b92.

Vuçiq njëashtu tha se prej sot në Serbi do të ndalohet eksporti i miellit, misrit, grurit dhe vajit.

Ai tha se duan të kenë mjaftueshëm për veten sepse gjithçka që po ndodh tani duket sikur fundi i botës në kuptimin ekonomik.

“Serbia ka çmimin më të ulët të energjisë elektrike dhe në këtë moment nuk do të ketë rritje, por është e pamundur të kemi një çmim bindshëm më të ulët të vendeve të rajonit”, tha ai.
Poashtu presidenti serb theksoi se nuk mund ta gënjej popullin për situatën.

“Nuk mund të gënjej popullin. Nuk do të ketë rritje çmimesh në këtë moment, por është e pamundur të kemi një çmim bindshëm më të ulët se Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi”.
Ndryshe Serbia është nga vendet e pakta në botë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë lidhur me situatën e krijuar nga agresioni rus në Ukrainë.

Go to TOP