Ndizet debati/ Sadri Ramabaja i kundërpërgjigjet ashpër Xhavit Halitit

Sadri Ramabaja i është kundërpërgjigjur Xhavit Halitit, pasi ky i fundit ka thënë se për krimet e Sadriut ka dëshmuar publikisht.

Ramabaja përmes një postimi në facebook, shkruan se, nuk ka qenë dhe nuk pret të jetë dëshmitar në Hagë.

Sipas tij, Haliti ka dhënë intervista të gjata atje.

Ramabaja shkruan se Haliti ka qenë dëshmitarë kundër tij.

Sipas tij, opinioni tashmë e dinë se kush ka bërë krime gjatë luftës dhe pasluftës.

Reagimi i plotë:

Xhavit Haliti: “Pres që Sadri Ramabaja të jetë dëshmitari kryesorë  në Hagë dhe në gjykatat e Kosovës e të dëshmojë për krimet e mia të luftës e pasluftës. Për krimet e Sadriut unë kam dëshmuar dhe atë publikisht”, tha Haliti.

Unë as nuk jam ftuar e as që pres të ftohem për të dëshmuar në Hagë. Xhavit Haliti duhet të jetë ftuar dhe duhet të ketë dhënë intervista të gjata, meqë ai ka çka të rrëfejë e dëshmojë, jo vetëm në Hagë.

Si pjesë, respektivisht koka e PRONTOMAFISË, ai ishte dëshmitarë në procesin e montuar kundër meje. Tashmë dihet se si e çfarë procesi ishte dhe kush qëndronte prapa tij. E bëri publik media, ndërkaq Shteti do të duhej t’i shkonte deri në fund zbërthimit të atij procesi.

Se Xhavit Haliti ishte pjesë e procesit të montuar tashmë është fakt notar. Kush ka bërë krime, si gjatë luftës edhe pas saj, gjithashtu e ka të qartë opinioni.

Dëshmitarë qoftë në Hagë, Haliti e din kë do ta ketë nëse e arrestojnë (edhe për këtë e din ai më mirë se unë), qoftë në Kosovë. Këtë fakt së shpejti do ta dëshmojnë edhe instancat e drejtësisë si në Hagë edhe në Kosovë.

Por edhe studimet në fushën e historisë politike të periudhës së fundme, që po kryhen dhe vazhdojnë të publikohen, po e dëshmojnë gjithnjë e më shumë se kush ishte de fakto kryekomplotisti i UÇK-së.

Go to TOP