NATO ka ‘forcuar ndjeshëm’ praninë e saj në Evropën Lindore

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se organizata ka “forcuar ndjeshëm” praninë e saj në pjesën lindore të aleancës në përgjigje të krizës.

Ai shtoi se NATO ka përgjegjësinë për t’u siguruar që konflikti të mos përhapet përtej Ukrainës ose të përshkallëzohet, shkruan Sky News.

“Ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit tonë aleat”, ka shtuar ai.

Ukraina i ka kërkuar vazhdimisht aleancës që të zbatojë një zonë ndalim-fluturimi mbi vend – por ajo ka refuzuar ta bëjë këtë në një përpjekje për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit. 

Go to TOP