Nagavci: Nuk është trajtuar në asnjë mënyrë e drejta kushtetuese e fëmijëve për shkollim

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ku sipas këtij vendimi thuhet se ajo ka shkelur Kushtetutën me ndërhyrjen në reformën në Arsim në komunën e Kamenicës.

Nagavci ka thënë se nuk u trajtua e drejta kushtetuese e fëmijëve për shkollim.

“Gjykata i trajton çështjet sipas kërkesave të parashtruesit, dhe kërkesa e ish-kryetarit të Kamenicës ka qenë, pyetja eksplicite se: a ka ndërhy Ministria e Arsimit në kompetencat e Komunës. Përtej aspektit formal, a është ndërhyrje në kompetencë të komunës, nuk është trajtuar në asnjë mënyrë e drejta kushtetuese e fëmijëve për shkollim.

Ne i kemi dërgu komentet tona. Ajo që ka qenë e rëndësishme është se nga ky vendim nga komuna kanë dërguar komente, prova shtesë, pas përgjigjeve tona. Nuk e di se çfarë prova kanë dërguar komuna”, tha Nagavci.

Go to TOP