Kosova

Mushkolaj: Kjo gjykatë krejtësisht është politike

Pas shpalljes së aktgjykimit dënues ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, Avdyl Mushkolaj, kryetar i OVL UÇK-së dega në Deçan, tha se Gjykata Speciale është politike.

Ai tha se kjo është padrejtësi ndaj djemve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Padrejtësi po u ndodh djmeve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve, kjo gjykatë krejtësisht është politike”, u shpreh Mushkolaj.

Sipas tij sot nuk ra drejtësia në vend.

Gjykata Speciale i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga katër vjet burgim dhe gjobë prej nga 100 euro Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn, ish-drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK).

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort