Mushkolaj i ka dy fjalë për paraqitjen e Kurtit me fusnotë: VV iu paska kthy kësaj fores së lodhtë me flamuj kuq e zi

Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë të cilët sot u betuan në Kuvendin Komunal me flamur kombëtar.

Mushkolaj në një postim në Facebook është shprehur se VV iu është kthyer “forës së lodhtë me flamuj kuq e zi”, shkruan Kosova.info.

Ai më tutje ka thënë se as vetë ata nuk i besojnë, siç e quan ai “kësaj foreje”.

“Mbase me e kompensu sadopak paraqitjen me fusnotë të Albin Kurtit në Bruksel”, tha Mushkolaj.

Ky është postimi i plotë i tij:

Go to TOP