Mungoi sot në Kuvend / Artan Hoxha zbulon mashtrimin e madh të Sali Berishës, dalin pamjet që e nxjerrin “blof”

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar zhvillimet e fundit politike.

Hoxha shkruan për bojkotin e ish-kryeministrit Sali Berisha sot në Parlament.

POSTIMI I PLOTË

Marshalli mbetet i madh per zotin!!!

“Nuk shkoj ne parlament- thote, per te pritur presidentin turk Erdogan, sepse ai ka ndihmuar ne fushaten elektorale te 25 prillit 2021 Edi Ramen, duke ndertuar falas spitalin rajonal te Fierit per 60 dite”….

Hapu dhe te futemi!!!

Nderkohe, te enjten e 25 qershorit 2009, pikerisht 3 dite para zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009, kur Berisha mori mandatin e dyte, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, jo vetem vizitoi Shqiperine, por bashke me kryeministrin Berisha inauguruan Rrugen e Kombit, pikerisht ne tunelin e Kalimashit.

Kryeministri Berisha ne ate kohe, u shfaq ne nje ceremoni madheshtore, sebashku me presidentin Erdogan, duke prere shiritin e autostrades Durres-Morine, tenderi i seciles u fitua nga kompania amerikane Bechtel dhe punimet u kryen nga kompania turke, ENKA.

Qe te jemi korrekt, kete qe beri sot Rama, Berisha e ka bere te enjten e nxehte te 25 qershorit 2009, madje tre dite me pas, fitoi mandatin e dyte edhe me ndihmen e kater mandateve te “arta” te LSI.

Keshtu qe motivi i mungeses se Sali Berishes sot pasdite ne Kuvendin e Shqiperise, duket qesharak.about:blank

Ca me teper po te kujtojme se ndihma qe i dha Erdogan, Berishes, vetem 3 dite para zgjedhjeve ne vitin 2009, duke ardhur personalisht per te inauguruar tunelin e Kalimashit, eshte shume me e madhe se spitali i Fierit, te cilin Erdogan, ja beri dhurate Rames per zgjedhjet e 25 prillit.

Prandaj marshall, na thuaj ku te ka mbetur “hatri” dhe si eshte e verteta pse nuk shkove sot ne Kuvendin e Shqiperise te prisje “byrazerin” Erdogan, qe ka qene vellai jot, shume kohe perpara se te behej vellai i Rames???!!!

Keto perrallat me nderhyrje te Erdogan ne zgjedhjet politike shqiptare ne ndihme te Rames, tregoi ne foltore, sepse ne te tjeret ende nuk na eshte fshire kujtesa prej Covid-19….

Ne foto:

1)-Kryeministri Berisha dhe presidenti turk Erdogan duke prere shiritin e Rruges se Kombit me 25 qershor 2009.

2)-Berisha dhe Erdogan ne hyrje te tunelit te Kalimashit, pozojne para slloganit te PD ne fushaten zgjedhore te 28 qershorit 2009.

Go to TOP