Molliqaj në zyrat e ZRRE-së: Kompania e njërit prej anëtave të bordit i ka shërbyer KEDS-it

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe të tjerët po vazdhojnë të protestojnë brenda zyreve të ZRRE-së, duke kërkuar publikimin e vendimit për shtrenjtimin e rrymës.

Molliqaj tha se kanë informacione se kompania e njërit prej anëtarëve të bordit i ka kryer shërbime KEDS-it.

“Sapo na erdhi një informatë që anëtari i bordit, Sylejman Hoti ka pasur një kompani që i ka kryer shërbime KEDS-it”, tha Molliqaj.

Paraprakisht, Molliqaj i tha kryesuesit të bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu se po i shërben KEDS-it.

Fejzullahu kërkoi që ata ta lirojnë hapësirën, por Molliqaj dhe të tjerët nuk pranuan. Këtë ia thanë edhe zyrtarëve policorë që shkuan më pas në ZRRE.

Go to TOP