Kosova

Ministri Peci tregon nëse do të ketë riformatim të Qeverisë Kurti

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka treguar nëse ka një diskutim për riformatim të Qeverisë Kurti.

Ministri Peci ka thënë se në nivel të Qeverisë nuk është shtruar kjo çështje.

“Jo, ditëve të fundit kam parë të përfolët në nivelin medial por në nivel të Qeverisë nuk është shtruar kjo as në aspektet e partneritetit që kemi ne me Vetëvendosjen”, theksoi ai.

Ai tutje shtoi se nëse do të kishte një informacion të tillë do ta ndante me publikun.

“Nëse do ta kisha një informacion të tillë do ta ndaja me ju, nëse ka interesim ose objektiv kryeministri me bë një gjë të tillë unë besoj që ai mundet me nda dhe nëse unë do të kisha një informacion të tillë është informacion që mundet me qenë interes publik”, ka shtuar ai.

Ministri Peci i pyetur nëse pas një viti në këtë pozitë është vlerësuar nga kryeministri tha se ministrat vlerësohen nga Zyra e Kryeministrit.

“Ne kemi vlerësim të përformancës të ministrave. Zyra e Kryeministrit bën ato vlerësime. Kemi vlerësim edhe prej opinionit edhe organizatat e ndryshme që merren me pjesën e vlerësimeve. Unë mund të flas për vlerësimin që kam unë në raport me kryeministrin se cili është vlerësimi i tij për mua i takon kryeministrit”, shtoi tutje Peci.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort