Ministri Murati lartëson Vitinë për menaxhim të pandemisë, qytetarët i kërkojnë llogari për 700 viktimat e pandemisë

Ministri i Financave të Kosovës, Hekuran Murati ka gjetur ditën e zgjedhjeve që të bëjë propagandë për kandidatin e partisë së tij.

Murati ia ka atribuuar si sukses ish ministrit Arben Vitia, rastet e pakta me COVID-19 që kanë dal sot.

“Përderisa vendet e rajonit po përballen me shifra alarmante të valës së re të COVID-19, në vendin tonë shpërndarja e virusit është stopuar, ndërsa rastet e vdekjeve tash e disa ditë janë 0.  Vaksinimi me tempo rekord, dhe vetëm me vaksina të sigurta e të aprovuara, si duket ka bërë punën e vet. Të faleminderit Beni!”, ka shkruar Murati.

Por, të shumta kanë qenë komentet nga qytetarët të cilët i kanë kërkuar llogari për numrin e vdekjeve të cilat ndodhën gjatë qeverisjes së ministrit Vitia. Kujtojmë që brenda ditës numri i viktimave më COVID-19 kishte arritur në 36 brenda ditës dhe ish minsitri Vitia ishte etiketuar si “Dr Vdekja”.

Më poshtë mund të shihni një pjesë të komitëve të qytetarëve të bëra në postimin e ministrit Murati.

Go to TOP