Ministrat e Jashtëm të NATO-s mbajnë takim dyditor, për të diskutuar për përkrahjen e mëtejme të Ukrainës

Ministrat e Jashtëm të vendet anëtare të NATO-s, do të mblidhen në Bruksel për një takim dyditor, ku do të diskutojnë mënyrën më të mirë për ta përkrahur Ukrainën në fazën e ardhshme të konfliktit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Aleanca pret që Moska do të tentojë të marr nën kontroll “tërë” rajonin e Donbasit në lindje, me qëllimin e vetëm – krijimin e një korridori nga Rusia drejt Krimesë së aneksuar.

Megjithatë ai këmbëngul se asnjë ushtar i NATO-s apo aeroplan, do të dërgohet për të luftuar në Ukrainë.

Ndryshe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, pritet t’i vendosin sot sanksione të reja pas pretendime për krime lufte të kryera nga ushtria ruse në qytetin ukrainas Bucha.

Imazhet e varrezës masive dhe trupave të civilëve të ekzekutuar në periferi të Kievit shokuan tërë botën.

Go to TOP