Mbledhja e fundit e Qeverisë së Merkelit, Zemaj falënderon me këto fjalë kancelaren

Ambasadori Astrit Zemaj, Shef i Sektorit për Institucionet e Bashkimit Evropian dhe i Ngarkuar me Punë i Ambasadës në Bruksel, ka njoftuar se sot është mbajtur mbledhja e fundit e Qeverisë së Gjermanisë e paraparë në mandatin aktual.

Ai ka thënë se gjatë periudhës 2009-2015,në kuadër të Shërbimit të Jashtëm në Konsullatë në Frankfurt dhe Berlin, ka takuar disa herë kancelaren Angela Merkel.

Teksa ka shprehur mirënjohjen e tij për kancelaren Merkel, Zemaj ka thënë se Kosova kishte çdo herë mbështetjen e pa rezervë përgjatë të gjitha mandateve të qeverisjes së saj.

Reagimi i Zemajt në Facebook:

Pas 16 viteve qeverisje të pandërprerë nën udhëheqjen e Kancelares Angela Merkel, sot është mbajtur mbledhja e fundit e Qeverisë së Gjermanisë e paraparë në mandatin aktual.

Përgjatë 9-të viteve të punës time në Gjermani, në kuadër të Shërbimit të Jashtëm në Konsullatë në Frankfurt dhe Ambasadën tonë në Berlin (2009-2015), kam pasur nderin në forma të ndryshme ta takoj disa herë dhe ta shoh për së afërmi mbështetjen dhe përkushtimin e saj për popullin dhe shtetin tonë.

Republika e Kosovës u njoh dhe u mbështet pa rezevë në rrugëtimin shtetformues dhe të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar përgjatë të gjitha mandateve të qeverisjes së saj.

Gjithmonë dhe përzemërsisht mirënjohës!

Go to TOP