Marrëveshja me PDK-në: Flet Përparim Rama, tregon se a janë ndarë postet

Kryetari i Prishtinës,  Përparim Rama, ka folur për marrëveshjen me PDK-në në kryeqytet pas zgjedhjes së Kryesuesit të Kuvendit Komunal.

Rama ka thënë se ende nuk janë ndarë postet me PDK-në, mirëpo që u shpreh i bindur se në lidhje me këtë çështje nuk do të ketë probleme për shkak të siç tha ai “ngjashmërisë së programit të tij me atë të partive tjera”.

“Nuk i kemi ndarë postet me PDK-së, kjo varet krejt prej njerëzve që na ofrojnë. Një gjë e mirë është që programi jonë ka qenë shumë i detajizuar, kemi ngjashmëri shumë me partitë tjera në program dhe nuk do të kemi probleme. Pra është vetëm në gjetjen e njerëzve adekuat”, ka thënë Rama.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje edhe subjekteve tjera politike që t’i bashkohen në zhvillimin e projekteve.

“Ne e kemi për detyrë ndaj tyre që ta bëjmë një për bashkim të kemi shumicën, që projektet e tona t’i zbatojmë në përpikëri, prandaj edhe duhet që të gjithë partitë që kanë interes të për bashkohen. Tash e zgjodhëm kryesuesin, tash jemi edhe në zgjedhjen e ekipit më të mirë. Kjo nuk do t’i ngadalësojë punët”, deklaroi Rama.

Go to TOP