Laureatët e vitit: Akil Gjakova, Distria Krasniqi dhe Driton Kuka fitojnë çmimet kryesore

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në një ceremoni zyrtare ka bërë sot (e enjte) përzgjedhjen e “Laureatëve” të vitit 2021, respektivisht sportistët më të mirë të vitit që lamë pas. Në kategorinë e meshkujve më i miri u zgjodh xhudisti Akil Gjakova, kurse në kategorinë e femrave më e mira u zgjodh Distria Krasniqi.

Vitin e kaluar, këtë epitet e morën basketbollisti Dardan Berisha dhe xhudistja Distria Krasniqi. Ndërkaq, për vitin 2021 sportistët më të mirë erdhën të dy nga xhudo.

Në kategorinë e meshkujve, më i miri u zgjodh xhudisti Akil Gjakova, kurse në kategorinë e femrave më e mira u zgjodh Distria Krasniqi.

Me këtë rast i pari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, tha se viti 2021 ishte shumë i suksesshëm për Kosovën dhe se shteti ynë ka fituar shumë në aspektin e marketingut.

“Lojërat Olimpike i mbyllëm në vendin e 42-të nga 205 ekipe olimpike një sukses i jashtëzakonshëm për vendin tonë. Promovimi që iu bë shtetit të Kosovës në Tokio më së mirë e dëshmon raporti i realizuar në detaje nga një kompani e angazhuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës i cili nxjerr statistika unike me ç’rast shuma e kthyer në marketing që i është bërë Kosovës kap vlerën e 8.2 milionë eurove. 2021-ta solli edhe suksese të tjera. 2021-ta solli edhe suksese të tjera ku u garuan grupmoshat e reja, me ç’rast fituam medalje të bronzta në Evropë nga xhudo, karateja, boksi e kikboksi, bodybuildingu e eSporti”, tha Krasniqi.

Zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani gjatë fjalimit të saj në këtë ceremoni tregoi që pavarësisht sfidave të mëdha të vitit 2021, për sportin kosovar viti që lamë pas ishte i suksesshëm.

Go to TOP