LAJMI I FUNDIT: Ushtria ruse e pushton termocentralin bërthamor në Çernobil

Centrali bërthamor i Çernobilit është pushtuar nga forcat ruse pas një beteje të ashpër për kontrollin e zonës.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, ka thënë një këshilltar i zyrës presidenciale të Ukrainës.

“Është e pamundur të thuhet se centrali bërthamor i Çernobilit është i sigurt pas një sulmi krejtësisht të pakuptimtë nga rusët”, tha Mykhailo Podolyak.

“Ky është një nga kërcënimet më serioze në Evropë sot”, shtoi ai.

Ndërkohë një video, e verifikuar nga BBC, duket se tregon tanke ruse të stacionuara jashtë ish-stacionit të energjisë bërthamore.

Çernobili ishte vendi i një prej fatkeqësive më të këqija bërthamore në histori, kur një nga katër reaktorët e tij shpërtheu në vitin 1986.

Go to TOP