“Lajm i mirë për narkotrafikun”/ Artan Hoxha zbulon ‘sekretin’ e tij, thumbon kryeministrin Rama: Ndryshe nga komandanti, unë nuk…

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar nismën e marrë nga Kryeministri Edi Rama, e ka quajtur Këshillimi Kombëtar, ku përmes një formulari me 12 pyetje do u adresohet qytetarëve.

Një nga pyetjet është edhe nëse qytetarët janë dakord për legalizimin e kanabisit për arsye shëndetësore.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoxha e ka cilësuar si një lajm të mirë për narkotrafikun, teksa ka deklaruar se kjo nismë është hera e dytë që diskutohet nga kryeministri, që nga viti 2013 kur PS erdhi në pushtet.

Pas këtij statusi Hoxha ka marrë edhe reagime nga ndjekësit e tij.

“Z hoxha je be me specjalist se rafael caro quentero”, i shkruan komentuesi

 “Une nuk eci ne rruge te pashkelura si komandanti. Perkundrazi mundohem te ndjek shtiqet e shkelura nga ekspertet me te mire nderkombetare”, i kthehet Hoxha.

“Lajm i mirë për narkotrafikun”/ Artan Hoxha zbulon
Go to TOP