Lajçak publikon një foto me Escobarin: Rrugës për në Kosovë

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka postuar një fotografi me të dëguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, Gabriel Escobar, duke treguar se janë rrugës për në Kosovë.

“Rrugës për në Kosovë!”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Lajçak dhe Escobar së pari do të shkojnë në Presidencë te shefja e shtetit, Vjosa Osmani. Takimi është paraparë të zhvillohet në orën 16:00.

Pas presidentes, të dy diplomatët do të takohen me kryeministrin Albin Kurti në orën 17:00.

Lajçak në një intervistë ekskluzive dje, ka thënë se Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet mirëpo askush me mendje të shëndoshë nuk do “Republika Srpska” në Kosovë. Serbia ka të drejtë t’i japë propozimet e saj për Asociacionin, por kosovarët nuk do të detyrohen të nënshkruajnë diçka të dëmshme për vendin e tyre, ka siguruar emisari evropian.

Lajcak ka treguar edhe arsyen pse ai do të marrë si “përforcim” Gabriel Escobarin në vizitat në Kosovë dhe Serbi. Ai ka thënë se kanë lidhje të ngushta me administratën Biden dhe se me Escobarin janë në kontakt të ngushtë gjatë gjithë kohës. 

Go to TOP