Kushtetuesja mblidhet rreth shkarkimit të presidentit, Meta: Ju urojë javë të mbarë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka publikuar një foto në rrjetet sociale duke bërë shëtitje në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës, ndërkohë që sot pritet të jepet një vendim nga Gjykata Kushtetuese rreth shkarkimit të tij.

I veshur me logon e klubit skocez të futbollit Celtic, Presidenti duket i qetë teksa shëtit në afërsi të digës së liqenit artificial në kryeqytet.

“Të dashur miq ju uroj një javë të mbarë!” ka shkruar Meta sipër fotos të publikuar në Facebook.

Në anën tjetër, Gjykata Kushtetuese pritet të japë sot një vendim rreth kërkesës së Parlamentit për shkarkimin e Presidentit.

Mediat raportojnë se kreu i shtetit ka zgjedhur të mos marrë pjesë fizikisht në gjyqin që po zhvillohet ndaj tij, duke ia lënë në dorë mbrojtjen përfaqësuesve të tij ligjor.

Go to TOP