Dhunimi i një mashkulli me të meta psikike në Gjakovë, Policia: Kishte lëndime të dukshme trupore

Një person me të meta psiskike u raportua se është dhunuar gjatë ditës së djeshme në Gjakovë.

Lidhur me këtë rast, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj ka dhënë detaje shtesë.

Gjurkaj ka deklaruar se dje rreth orës 22:30 në stacionin policor në Gjakovë kanë pranuar një informatë se në lagjen “Dardania”, një person kishte lëndime trupore.

“Patrulla policore iu është përgjigjur informatës dhe ka takuar viktimën, i cili është person me të meta psikike dhe ka ngecje në të folur.I njëjti ka sqaruar se ka pasur marrëdhënie seksuale me një person të gjinisë mashkullore që për momentin është i panjohur për të”, tha Gjurkaj .

Poashtu ai theksoi se viktima ka lëndime të dukshme trupore dhe i është ofruar tretmani mjekësor.

“Rastit i janë përgjigjur të gjitha njësitë relevante policore, është informuar edhe Njësiti i Mjekësisë Ligjore si dhe Prokurori i Shtetit”, tha ai.

Në të njëjtën kohë nga Policia e Kosovës është thënë se rasti në fjalë po vazhdon të hetohet.

Go to TOP