Kosova.info

Kusari: VV-ja do të diskutojë rregullimin e ligjit për martesat e gjinisë së njëjtë

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se grupi i saj parlamentar do të diskutojë rregullimin e ligjit për martesat e gjinive të njëjta.

Ajo tha se pret që kjo referencë të mbështetet edhe nga deputetët pa dallim.

“Grupi parlamentar i VV-së do ta ketë në diskutim, natyrisht secili grup parlamentar ka zëra të ndryshëm në lidhje me një referencë, dhe kjo referencë ka të bëjë me rregullimin e martesës së gjinisë së njejtë me një ligj tjetër të veçantë, i cili nuk duhet t’i ndalojë as ata që janë me pikëpamje konservative të votojnë këtë projekt-kod për arsye të rëndësisë dhe peshës, kjo veç e tregon se në shoqërinë tonë do të vazhdojë ky debat, është debat përmbajtjesor dhe tepër i rëndësishëm në raport me të drejtat bazike elementare njerëzore. ky prjetkkod ëshët tepër i rëndësishëm dhe duhet të mbështetet nga gjithë deputetët pa dallim”, ka thënë Kusari Lila në një konferencë për medie, pas mbledhjes së kryesisë.

Në seancën e së enjtës pritet të bëhet shqyrtim i parë i këtij projekt-kodi civil.

Më të fundit

escort mersin - izmir escort