Kurti shfaqet në ndejën e Qeverisë duke pirë verë: Mungoi tërë ditën në debatin për krizën e rrymës
Në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet debat për krizën e rrymës në Kosovë.
E gjatë gjithë ditës, në këtë seancë ka munguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Por Kurti është diku tjetër , aktualisht gjendet në një gosti të thirrur nga zyra e kryeministrit.
Kjo gosti është thirrur për mediat me rastin e fundvitit.
Për mungesën e Kurtit në Kuvend folën edhe deputetët të cilët patën kritika të forta.

