“Kur autorët dhe urdhërdhënësit gjakprishun marrin dënimin e merituar”/ Driton Selmanaj përkujton Kolonelin Tahir Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, përkujtoi Kolonel Tahir Zemajn në 19 vjetorin e vrasjes.

Selmanaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se Kolonel Zemaj u vra vetëm pse ishte patriot i madh dhe përkrahës i Presidentit Rugova.

Ai potencoi se edhe pas 19 vitesh shqiptarët janë në pritje dhe kërkim drejtësie për Kolonelin, Enisin dhe Hasan Zemajn.

Postimi i plotë:

Të vranë tinëzisht vetëm pse ishe patriot i madh, atdhetar i pashoq dhe bashkëpuntorë i ngushtë i Presidentit Rugova.

Edhe pas 19 vitesh shqiptarët janë në pritje dhe kërkim drejtësie për Kolonelin, Enisin dhe Hasan Zemajn. Qetësia e trupave të tyre dhe mbarë popullit shqiptarë arrihet vetëm kur autorët dhe urdhërdhënësit gjakprishun marrin dënimin e merituar.

Lavdi e pafundme Kolonel Zemaj


Go to TOP